Nju Jork, mbijeton pas goditjes me 21 plumba
» Vendosur: 11/08/2010 - 10:01
•
Një 23-vjeçar njujorkez i ka mbijetuar 21 plumbave në trup, pasi u godit nga policia. Tani ai është shtruar në spital në kushte të qëndrueshme. Sipas mjekëve ligjore që po ndjekin rastin e tij, Angel Alvarez, ka shënuar rekord. “T’u mbijetosh më shumë se 20 plagëve me armë zjarri është një rekord”, - tha për “Daily Neës” mjeku Vincent Di Maio. Angel u ndalua pasi i kishte qëlluar një të riu në Harlem. Motra e tij nuk e beson dot se ai ka mbijetuar me gjithë ato plagë që kishte marrë. “Në krahë, në këmbë, në bark, e kishin goditur kudo. Por është mirë, flet”, - tha ajo. Mjeku Di Maio shtoi se “gjithçka varet se ku të godasin. Një plumb i vetëm në pikën delikate mund të të vrasë, por nëse ju e besoni apo jo, një njeri mund t’i mbijetojë shumë plumbave”. Asnjë nga plumbat nuk e ka goditur djalin në organet jetësore. “Do të mbijetojë”, - tha Di Maio. “Nëse vjen në spital i gjallë dhe mund të flasësh, në 99 për qind të rasteve ia ke hedhur”, - shtoi. Rekordi i mëparshëm i mjeko-ligjorëve në SHBA për rezistencën ndaj plumbave mbahej nga një teksan, i goditur dhjetë vjet më parë me 17 plumba.
panorama.
Krijoni Kontakt